Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatura e mitingut të Berishës/ Spaho analizon shifrat e shpenzuara: Ka kushtuar rreth 88 250 euro në total

13:10 / April 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatura 636x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 88 250 euro ka kushtuar celja e fushatës elektorale në stadiumin Air Albania e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. Shifrat u analizuan në studion e Tirana Live me analistin e ekonomisë, Mateo Spaho, i cili theksoi se në analizë është marrë, një faturë minimale shpenzimesh.

“Është një faturë minimale, sepse në fakt është më e lartë. Që nga qeraja e stadiumit, ajo është një qera për një aktivitet sportive, do të thotë se nuk ka nevojë për marrje me qira të stadiumit për më shumë ditë. Kur kemi aktivitet politik, stadium duhet të merret më shumë se një ditë me qira, ndaj cmimi duhet të jetë dy apo tre fishuar, vetëm nëse ka patur ulje nga autoriteti që menaxhon stadiumin.

Normalisht duhet të kushtonte 40-60 mijë euro, pjesa tjetër janë cmime tregu, çmime normale, ama kjo nuk është vetëm kosto e aktivitetit, elementeve të dukshëm. Elementet e padukshëm janë autobusë nga rrethet, që duhen marrë me qira dhe duhen paguar, karburanti, kostot për njerëzit që vijnë. Rreth gjysma e personave në stadium kanë ardhur nga rrethet dhe për ata ka falenderime, nuk mund të themi sa para i janë dhënë gjithësecilit, por normalisht kështu bëhet. Nëse marrim parasysh se Partia e Lirisë ka marrë rreth 150 mijë euro si kontribute për fushatën mund të kuptojmë se këto janë shpenzuar vetëm në këtë aktivitet. Tani në 60 qytete të Shqipërisë do ketë zgjedhje dhe fushatë.

Partitë shqiptare shpenzojmë mesatarisht 30 mln euro secili, KQZ jep 1 ose 2 % të shpenzimit real. Janë të gjitha të jashtëligjshme. Jemi në një situatë ku sipas ligjit, nëse partia nuk deklaron shpenzimet real, merr një gjobë dytësore të vogël dhe nuk ndodh asgjë. Dhe kjo është një akord që ata kanë bërë me njëra tjetrën, ka financime nga privat të ndryshëm. Nuk kam asgjë kundër. Por në SHBA nëse ti si parti merr një financim privat, duhet ta deklarosh. Si qytetar unë duhet të bëj llogaritë me këtë gjë, por në Shqipëri kjo gjë nuk bëhet dhe qytetarët në këtë mënyrë gënjehen.

Fondacionet amerikane kanë hetuar dhe kanë kërkuar të bëjnë transparencë e të hedhin dritë. Ato shifra që sapo ju thash tregojnë se nuk mund të jenë të certifikuara, sepse nuk mund t’i certifikosh dot. Duhet të hamendësohet kur ti ke disa fakte e prova. Ajo që më shqetëson është se ata që janë në qeveri apo opozitë, tentojnë të vijnë në pushtet duke gënjyer qytetarët që tani mendoni cdo bëjnë më vonë.” -u shpreh Spaho.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.