Institucionet akademike në Afrikën Perëndimore, po përballen me akuza për ngacmime seksuale nga ana e pedagogëve. Edhe pse numri i akuzave sa vjen e rritet, pothuajse asnjëherë nuk ishin vërtetuar.
“BBC Africa Eye”, pasi mblodhi dëshmi të shumta, infiltroi brenda ambienteve të Universitetit të Lagosit dhe të Ganës, gazetarë të fshehtë të cilët paraqiteshin si studentë.
Gazetaret femra të pajisura me kamera të fshehtë hynë brenda ambienteve të këtyre universiteteve dhe u ngacmuan seksualisht e u vendosën nën presion nga pedagogët.
Ishte reporterja Kiki Mordi, ajo e cila zbuloi se çfarë ndodhte pas dyerve të mbyllura në disa nga universitetet më prestigjioze të rajonit.