Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” lidhur me zgjedhjet në Serbi shkruan se disa në Perëndim e konsiderojnë Aleksandar Vuçiqin si garanci se Serbia do të pranojë Kosovën dhe kështu do të kontribuojë në zgjidhjen e njërit prej konflikteve më të rëndësishme të rajonit.
Kjo dëshirë me gjasë është bërë më realiste me zgjedhjet parlamentare. Fundja partia e Vuçiqit tani mund ta ndryshojë preambulën e Kushtetutës, e cila e pengon pranimin e Kosovës, pa i marrë parasysh kërkesat e partnerëve.
Por kush beson se kjo vërtet do të ndodhë, mund të mbetet i mashtruar.
Vuçiqi e ka bërë të qartë se nuk i mjafton anëtarësimi në BE në shkëmbim të njohjes së Kosovës.
Beogradi dëshiron diçka më shumë – me gjasë para së gjithash kompensime territoriale në veri të Kosovës dhe në Bosnjë, ndonëse për këtë nuk flitet hapur.