Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

FBI kontrolle në shtëpinë e Donald Trump/ Ish-presidenti: Po për e-mailet e Hilary Clintonit pse nuk bëtë asgjë ?

20:28 / August 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
clinton trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar i revoltuar pas kontrolleve të FBI-së në shtëpinë e tij në Florida lidhur me aktivitetin e tij gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe se mund të ketë zhdukur prova të shumta.

Në deklaratën e tij, Trump thotë se “Hillary Clinton u lejua të fshinte 33 mijë e-maile pasi u thirr nga Kongresi. Nuk u bë absolutisht asgjë dhe askush nuk mbajti përgjegjësi”, pohoi ai.

Pretendimi i Trump i referohet hetimit ndaj Hillary Clinton se ajo kishte përdorur një server privat për postën elektronike të qeverisë amerikane, gjë që është kundër protokollit zyrtar.

Në mars të vitit 2015, pasi ajo u largua nga posti i Sekretares së Shtetit, kompania që mbante serverin e postës elektronike fshiu kutinë gjithë arkivin, duke zhdukur njëherësh rreth 33 mijë e-maile, duke përfshirë edhe ato nga koha kur ajo ishte sekretare e Shtetit.

Kjo ndodhi pasi Kongresi i kishte kërkuar Clintonit që të dorëzonte çdo e-mail të lidhur me punën e saj. Ajo dorëzoi mijëra e-maile të tjera dhe tha se e-mailet e fshira nuk kishin lidhje me detyrën e saj. Më vonë FBI hetoi dhe zbuloi se ajo ishte ‘jashtëzakonisht e pakujdesshme’ me materialet qeveritare, transmeton BBC.

Nga ana tjetër, Clinton tha se nuk kishte prova për një marrëveshje të fshehtë midis saj dhe kompanisë që ruante serverin për të fshirë e-mailet e lidhura me detyrën e saj, apo siç thoshte Trump se Clinton ishte “lejuar” të fshinte e-mailet.

Donald Trump fbi hilary clinton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026

Peshkatarët në Francë në protestë kundër çmimit të lartë të naftës, bllokohen portet dhe një rafineri

14:06 / September 17, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: Jam i shokuar me vendimin e Hagës! Thaçi nuk është kriminel

22:25 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.