Vaksina e bërë nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech tani kanë marrë miratimin më të ‘fuqishëm’ nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e cila kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë dëshmi për të gjykuar sigurinë e një doze. Më shumë se 200 milion doza Pfizer tashmë janë administruar në SHBA, dhe qindra miliona më shumë në të gjithë botën – që kur filloi përdorimi emergjent në Dhjetor.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer ditën e sotme, një moment historik që mund të ndihmojë në ngritjen e besimit të publikut në vaksinim ndërsa kombi po lufton mutantin më infektiv të koronavirusit deri më tani.
Vaksina e bërë nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech tani kanë marrë miratimin më të ‘fuqishëm’ nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e cila kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë dëshmi për të gjykuar sigurinë e një doze. Më shumë se 200 milion doza Pfizer tashmë janë administruar në SHBA, dhe qindra miliona më shumë në të gjithë botën – që kur filloi përdorimi emergjent në Dhjetor.
Miratimi i plotë tregon se Pfizer ka treguar mjaft efektivitet dhe të dhëna sigurie për të përmbushur kërkesat e rrepta të Aplikimit të Licencës Biologjike (BLA), e cila përfshin të paktën gjashtë muaj të dhëna sigurie nga shumica e vullnetarëve në një provë klinike të madhe, në fazën përfundimtare.
“Bazuar në të dhënat pasuese më afatgjata që paraqitëm, miratimi i sotëm për ata të moshës 16 vjeç e lart afirmon profilin e efikasitetit dhe sigurisë së vaksinës sonë në një kohë kur ajo është urgjente e nevojshme. Qindra miliona doza të vaksinës sonë tashmë janë administruar në SHBA që nga dhjetori 2020, dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë me qeverinë amerikane për të vaksinuar më shumë amerikanë” tha Albert Bourla, CEO i Pfizer në një deklaratë për ABC News.