Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Felaj nuk e lë të flasë, Tabaku ngre tonet: Mblidh veten dhe pusho!

11:16 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kom inceneratoreve 770x396 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debate të forta në Komisionin parlamentar hetimor për inceneratorët. Pas leximit të padisë në SPAK ndaj Jorida Tabakut, si kryetare e komisionit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj e ka ndërprerë vazhdimisht dhe nuk e ka lejuar për disa minuta të flasë Tabakun.

Pasi Tabaku i ka kujtuar se nuk ka qenë në komision për një javë dhe deklaratat e zëvendës kryetarit Arben Pëllumbi, Felaj e ka ndërprerë. Tabaku, ka ngritur tonet duke i kërkuar të pushojë. Gjatë kësaj kohe ka ndërhyrë dhe deputeti i PD Luçiano Boçi.

DEBATET
Tabaku: Zonja Felaj që paskeni e ardhur e qetë pas një jave pushimesh. Ju kishte munguar Ermonela, ja ku është. Të nderuar kolegë…Zonja Felaj me qetësi. Ju dëgjova me lini të flas. Të nderuar kolegë, e përmenda faktin që znj. Felaj nuk ishte një javë se zv.kryetari…Pusho të flas unë. Pusho se do të marr masa, do të përjashtoj nga komisioni. Me qetësi zonja Felaj! I kërkoj shërbimeve të Kuvendit, në rast se do vazhdojë këtë sjellje jo etike do marr masa për ta larguar nga Komisioni.

Zv.kryetari i komisionit Arben Pëllumbi në mënyrë të përsëritur tha që ne nuk e dimë po bëjmë mirë apo keq, kemi nevojë për një opinion nga SPAK. Unë në cilësinë e kryetares organizova një takim me kreun e SPAK.

Felaj: Keni shkuar aty personalisht.
Tabaku: Je duke prishur komisionin hetimor.

Boçi: Lëre të flasë!
Felaj: Për këtë gjë do mbajë përgjegjësi.
Boçi: Lëre të flasë!

Tabaku: Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar i mënyrës se si zonjat bëjnë politikë. Je e pakonceptueshme. Nuk ma humb dot durimin mua. Me gjithë respektin për gjithë qytetarët që po dëgjojnë, ju kërkoj ndjesë në emër të znj. Felaj. Unë nuk e ndërpreva kur po fliste, megjithëse po lexonte një deklaratë politike. E pakonceptueshme se si një zonjë mund të sillet kështu. A mund të pushosh të lutem. Qetësohu dhe pusho po të them! Ju lutem! Mblidh veten dhe pusho se je duke prishur mbledhjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.