Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Fëmija i katërt tentonte t’i lajmëronte që kishin makinën mbrapa”, Karamuço pas tragjedisë në Durrës: Deputetët të ndërhyjnë me ligje të ashpra për fenomenin

22:30 / May 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” komentoi aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Durrës ku humbën jetën dy të mitur.

Karamuço tha se fenomeni mund të parandalohet vetëm nëse Kuvendi dhe institucionet ndërhyjnë me ligje reale.

Sipas tij personat që shkaktojnë aksidente tragjike si ai i djeshmi në Durrës, nuk duhet të kenë më mundësi të marrin patentë dhe shprehu se Shqipëria duhet të zbatojë ligje të ashpra rrugore si ato në Amerikë, ku shoferët e papërgjegjshëm burgosen për drejtim të pakujdesshëm të automjetit dhe nuk pritet që ata persona të shkaktojnë viktima që të ndëshkohen.

“Fëmijët do luajnë diku. Ne kemi qenë vetë në moshën e tyre. Sot kanë qenë pjesë e një zone informale. Fëmijët kanë improvizuar aty, midis pemës dhe një guri tjetër, të luash në trotuar nuk është mëkat. Është këshilla e par që jep një prind, të lutem në trotuar.

Fëmija i katërt dëgjohet në kamera duke ulëritur për t’i njoftuar që po vjen makina. Mendoni sa njerëz të tjerë do merrte përpara po të kishte më shumë njerëz aty.

Bërtasin këta që nuk lexojnë ligjet në parlament. I kanë të gjitha në ligje. Të ndryshojnë një sërë masash që i kanë aty në karton. Të fusin ligjin zviceran, mbi 1.6 alkool po u kape, nuk merr më patentë në jetën tënde.

Në çdo lagje i kemi kontingjentet e çmendur, por jo sistem që monitoron këta njerëz. Në autostradë kemi kamera në çdo kilometër. Në zona urbane nuk matet shpejtësia, ndërkohë që 40% të viktimave i kemi nga shpejtësia e makinave në zona urbane.

Futen makinat në garë të dielën sepse e dinë që bie kontrolli policor. Policia jonë të kërkojë një qasje ndryshe ndaj këtyre personave që e ngasin makinën si të çmendur.

Deputetët tanë të vendosin, nëse duan libër të ashpër apo të butë. Ke ligjin amerikan që s’ka nevojë të përplasësh njeri për të shkuar në burg. Shkon në burg nëse nget i pirë apo klon semaforin me të kuqe. Kjo duhet”, u shpreh Karamuço.

deputete Durres karamuco ligje tragjedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.