Foto “Shqiponja dhe vajza e vogël” nga Kevin Carter, është nga fotot më të famshme në botë, e bërë gjatë krizës së urisë në Sudanin e Jugut në 1993 por që reflekton aq shumë nga mizoria e shoqërisë moderne njerëzore sa dhe çoi në vetëvrasje autorin. Por, cila ishte arsyeja?
Fotografi Kevin Carter fotografoi këtë fëmijë të rrëzuar për tokë duke bërë përpjekje të arrinte në një qëndër ndihme të Kombeve të Bashkuara në Ayod, Sudanin e Jugut. Aty shihet një shqiponjë që pret fëmijën të vdesë dhe ta hajë. Atë kohë fotografi kishte parë shumë fëmijë që kishin vdekur e po vdisnin urie.
Kjo ishte njëra nga skenat që ai e kishte imortalizuar në foto. Në mars 1993 foto u publikua për herë të pare, dhe një vit pas po ajo foto fitoi çmimin Pulitzer.
Carter kreu vetëvrasje katër muaj pasi fitoi çmimin, dhe në shkrimet që ai la, tha se: Do të shkoj e të bashkohem me fëmijët që vdiqën urie.” Fotografia u shfaq për herë të parë më 26 mars 1993 në The New York Times, dhe u shpërnda në të gjithë botën. Një herë u mendua se ishte vajzë dhe fotos i mbeti ai emër por me pas, në vitin 2011, babai i fëmijës zbuloi se fëmija ishte në të vërtetë një djalë, Kong Nyong … dhe kishte shpëtuar.
