Fëmija e kupton shumë mirë se duke e nervozuar sa më shumë nënën dhe babain do të ketë mundësi të marrë atë që do!
Ja 10 rregullat sipas “parents.com” që duhet të zbatoni për të mos u dorëzuar ndaj kapriçiove të fëmijes:
1- Ai duhet të dijë çfarë i lejohet të bëjë dhe çfarë jo!
I bëni fëmijës të qartë dhe me zë të vendosur rregullat tuaja.
2- Ai nuk duhet ta kuptojë kurrë se në një moment të caktuar ndiheni të dobët.
Tregohuni të qëndrueshëm në atë çfarë kërkoni nga fëmija juaj.
3- Mos e ndryshoni asnjëherë sjelljen tuaj në varësi të situatës, pasi rrezikoni të humbni jo vetëm “betejën” por të gjithë “luftën”.
4- Mos i lini të kuptojë se të qarat dhe të bërtiturat ju vënë në siklet ndërsa jeni në publik.
Fëmija do ta shfrytëzojë këtë “dobësi” për të marrë atë çfarë do. Më mirë e injoroni zhurmën që ai është duke bërë duke vazhduar t’i flisni me qetësi. Nëse do të ndiheni në siklet nga shikimet e njerëzve përreth do të ishte më mirë t’i shpjegonit se është thjesht një kapriçio e tij dhe jo të përpiqeni ta bindi me shumë fjalë.
5- Mundohuni të respektoni sa më shumë të jetë e mundur oraret e fëmijës, veçanërisht ato të gjumit dhe ushqimit.
Në këtë mënyrë ai do të jetë më i qetë dhe më pak i irrituar.
6- Nëse fëmija në moshën 1-vjeçare ka dëshirë të hajë bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes ju duhet t’ja lejoni.
Sigurisht që ai nuk do të hajë të njëjtat gjëra me ju por duke parë mënyrën si hanë dhe sillen të rriturit do të mësojë si të qëndrojë në tavolinë. Pra nëse fëmija juaj bën kapriçio për të ngrënë me ju duhet t’i bëni një vend në tavolinë.
7-Mos i thoni asnjëherë një fëmije mashkull se djemtë nuk duhet të qajnë.
Në momentin që fëmija fillon të bërtasë duhet që të gjithë personat (gjyshërit, dadoja etj) të mbajnë të njëjtin qëndrim.
8- Mos e detyroni të shkojë në shtrat shumë herët dhe nëse në dhomë ka shumë ndriçim.
Më mirë ta dërgoni në krevat në momentin që i vjen gjumi, pasi do ta ketë më të lehtë të flejë.
9- Mos i vendosni rregulla për çdo gjë, por vetëm për gjërat kryesore.
Mund ta lejoni të bëjë diçka që është jashtë rregullave tuaja, por asnjëherë në momentin që është duke bërtitur.
10- Mos reagoni asnjëherë me inat
Fëmija duhet të kuptojë që jeni të qetë dhe të palëkundur. Kjo do të jetë “arma” juaj.