Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Fëmijët e Markut kanë dhimbje të madhe”/ Rudina Dembacaj rrëfen rolin e saj si njerkë: Vajza ime kërkon…

10:59 / May 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fjala njerkë në disa raste ka një konotacion jo shumë të këndshëm dhe të jesh në një pozicion të tillë nuk është fort e lehtë.

Por në ditët e sotme ky mund të jetë edhe një lloj paragjykimi, pasi njerka apo njerku mund të jenë mbështetës, miq e deri tek nënë apo baba për fëmijët që partneri apo partnerja ka nga një martesë e mëparshme.

I tillë është edhe rasti i aktores Rudina Dembacaj e cila është njerkë për dy fëmijët e partnerit Mark Marku, për Ertën dhe Leonardin.E ftuar në “Wake Up”, Rudina Dembacaj rrëfeu se ajo nuk i ndan fëmijët e Markut nga vajza e saj.

“Nëse bën dallime mes fëmijëve nuk je njeri. Nëse je prind vetë i kupton të gjitha Konflikt nuk kemi asnjëherë, secili ka hapësirat e veta. Përpiqem që të kujdesem për të gjithë njësoj. Janë të rritur, kjo më ka ndihmuar. Djali po merret me futboll dhe unë kujdesem për dietën ushqimore.

Vajza e Markut është ajo që na pret në shtëpi. Sigurisht ka vështirësi si marrëdhënie, kemi dy adoleshentë dhe një vajzë 4-vjeçare.

Por janë gjëra elementare dhe janë shumë të bukura. Ata kanë dhimbje shumë të madhe, për shkak të nënës së tyre.Edhe Viki ka momentet e saj, kërkon të ftojë babin për darkë dhe ne i themi ‘patjetër, ftoje babin’.

Edhe Aleksi ka kontributin e tij, sepse kur Viki shkon atje, blen çokollata për të gjithë, fëmijët e Markut, për mua. Të gjithë kemi humor në shtëpi, përveç Markut (qesh)”, rrëfeu Rudina.

Mark Marku Rudina Dembacaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.