Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Fëmijët janë në gjendje shoku”/ Gruaja e 42-vjeçarit të vrarë në Berat rrëzon versionin e vrasjes për pagesën

10:32 / November 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 8 1 1024x574 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh nga bashkëshortja e Keli Hoxhës, 42-vjeçarit të vrarë më 28 tetor në kalanë e Beratit për një kalë. Vjola Haxhia ka sqaruar të gjithë dinamikën e tragjedisë së asaj dite ku babai i dy fëmijëve u vra nga 63-vjeçari Kristo Mema pas një debati për kalin.

Haxhia thotë se familja jeton prej 14 vitesh në Britani dhe gjendej në Shqipëri për pushime. Kur ndodheshin në kalanë e Beratit, vajza ka parë kalin dhe i ka kërkuar të atit ta prekë, por 63-vjeçari nuk ka qenë aty. Sapo i janë afruar kalit, ai është shfaqur duke ulëritur.

Edhe pse 42-vjeçari i ka thënë se di si të sillet me kuajt, Kristo Mema e ka ofenduar. Kjo bie ndesh me pretendimet e tij se ka qenë viktima e para që e ka fyer. Pasi Keli Hoxha i ka kthyer shpinën, ai e ka pështyrë. Sërish, 63-vjeçari ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë i ndjeri.

Pasi 42-vjeçari është sulmuar me thikë, i ka kërkuar bashkëshortes të njoftojë ambulancën. Ajo rrëzon plotësisht versionin që ka qarkulluar se situata ka ndodhur për shkak se nuk është bërë pagesa. Më tej, thotë se nuk ka reagim për situatën e saj, ndërsa fëmijët që dëshmuan vrasjen e të atit, janë në gjendje shoku.

“Përshëndetje zoti Fevziu,

Unë jam Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Hoxhës që u vra të martën në Berat. Fillimisht doja t’ju falënderoja shumë për çështjen që keni trajtuar edhe kohën që i keni kushtuar ngjarjes sonë.

Ne, familjarisht, kemi 14 vite që jetojmë në Britaninë e Madhe, kishim ardhur në Shqipëri për pushime dhe një nga destinacionet tona ishte vizita në kalanë e Beratit për t’ju mësuar edhe fëmijëve më shumë nga historia shqiptare.

Ne vizituam kalanë me familjen time dhe nënën e bashkëshortit, diku nga qendra e kalasë ishte një kalë i lidhur në shtyllë që vajza ime 8-vjeçare, Sevia, e pa dhe i tha babait të saj: ‘A mund të afrohem ta prek pak kalin?’ Theksoj që në atë moment kali ishte vetëm, nuk kishte të zotin aty. Keli, bashkë me vajzën, u afruan ta preknin kalin nga gusha, në atë moment shfaqet pronari i kalit duke ulëritur direkt që mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha: ‘Mos u shqetëso, sepse unë jam rritur në fshat, ku kisha edhe kalë dhe di si ta trajtoj.’

Ai filloi të debatojë me bashkëshortin tim në një gjuhë shumë vulgare. Bashkëshorti im i tha se ishte në moshën e gjyshit tim dhe nuk po merrem të debatoj me ty. Theksoj se në ato momente Keli ishte dorë për dore me vajzën.

Ai u kthye me shpinë dhe u nis të vinte nga ne. Në atë moment ai e pështyu nga mbrapa burrin tim tri herë dhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye dhe iu afrua, por në sekondë direkt u kthye nga unë dhe, me dorë në bark, më tha: ‘Shpirt, njofto ambulancën se më vrau me thikë’, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak. Aty kishte mbi 100 turistë që po shikonin dhe mund të keni mjaftueshëm dëshmitarë për ta konfirmuar.

Kam lexuar në disa media që u vra sepse nuk bëri pagesën. E kundërshtoj rreptësisht një lajm të tillë, sepse nuk bëri asnjë foto.

Pse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si janë fëmijët e mi? Që janë në shok, që mund të më ishte vrarë edhe fëmija me thikë në ato momente. Fëmijët janë në gjendje shoku. Nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin.”/Klan

42-vjeçarit Berat fëmijët gjendje shoku gruaja të vrarë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtori i Policisë, Proda marrëveshje bashkëpunimi me homologun italian: Misioni kundër drogës

17:38 / November 13, 2025

Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, policia arreston 29-vjeçarin në Tiranë për pornografi me të mitur

16:56 / November 13, 2025

Goditi me grusht këshilltarin, Gjykata liron Muçllarin

15:07 / November 13, 2025

Rrugorja e Korçës: Në 24 orë janë gjobitur 112 shoferë

14:23 / November 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.