Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fëmijët ngatërrojnë librin me ekranin, 6-8 orë në telefon dhe tablet/ Logopedët: Dëmton zhvillimin gjuhësor dhe përqendrimin

12:51 / January 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7265
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një e treta e fëmijëve britanikë që nisin arsimin fillor ngatërrojnë faqet e librave me ekranet e telefonave, duke pasur vështirësi në përdorimin e tyre.

Ky studim i huaj gjen vend edhe në Shqipëri, ku profesionistët vënë re raste të ngjashme të nxënësve që shpenzojnë kohë të ekzagjeruar në pajisje teknologjike duke I shkëputur nga realiteti.

“Shumë fëmijë njohin më mirë IPAD-in apo telefonin sesa njohin librin fizik. Shpeshherë kemi raste që fëmijët shpenzojnë mbi 6-8 orë në ekrane. Një nga gjërat që ne testojmë është nëse arrin të shfletojë librin, e nuk e bëjnë, veprojnë  vetëm me scroll. Dhe kjo nuk është vetëm në aspektin e njohjes, por edhe në atë motorik të lëvizshmërisë të duarve, ka fëmijë që nuk dinë të mbajnë lapsin”, u shpreh logopedja Antigoni Bullari.

Logopede Antigoni Bullari tregon se një projekt pilotimi ka nisur në cerdhe në Shqipëri me të vegjlit nga 16 deri 30  muaj për të zbuluar orën e qëndrimit para ekraneve, ndërsa udhëzuesit botërorë tregojnë për të ndalur ekspozimin e tepërt digjital pasi po sjell pasoja të rënda në zhvillimin dhe socializimin e fëmijëve, duke krijuar një krizë në institucionet arsimore.

“Sipas Akademikë Pediatrike të SHBA koha e ekspozimit të ekraneve para moshës 2 vjeç duhet të jetë zero, ndërsa për fëmijët 2-5 vjeç koha duhet nga 30 minuta deri në 1 orë. Ekspozimi më shumë edhe para moshës së rekomanduar ka ndikuar negativisht edhe në zhvillimin e trurit që jep problematika në moshë shkollore që ndikojnë në përqendrim apo zhvillimin gjuhësor”, tha ajo.

Me rëndësi, logopedët vlerësojnë ndërveprimin e prindërve me fëmijët të paktën 1 orë në ditë, për të nxitur komunikimin dhe rekomandojnë që koha e kaluar para ekraneve të jetë në mënyrë të vlefshme për të shtuar dijet.

ekranin fëmijët librin ngatërrojnë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.