Të qara, ulërima dhe lutje….janë muzika e përhershme në spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa, ku pacientët operohen pa anestezi. Një vajze të vogël, infermierja i bën një qepje të plagës në ballë, pa mpirje lokale, pasi anestetikët e qetësuesit mungojnë.
“Ndonjëherë u japim diçka për të kafshuar në mënyrë që t’i lehtësojmë dhimbje. E dimë se dhimbja që përjetojnë në ato momente është diçka përtej asaj që mund të të përballojnë në moshën e tyre”, thotë infermieri Abu Emad Hassane.
Por edhe ndihmat e tjera që po mbërrijnë, sipas OKB, janë larg nevojës për t’iu përgjigjur katastrofës humanitare qe po përjetojnë qytetarët atje. Komisioneri për të drejtat e njeriut paralajmëroi sërish kundër krimeve të luftës, qe po kryhen nga të dyja palët në Gaza. Volker turk, i bëri thirrje Izraelit t’i japë fund bombardimeve pa dallim në zonën me popullsi të dendur dhe kërkoi hetimin e sulmeve të tilla.
