Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Fëmijët shqiptarë po rriten në mjerim, 40 % të privuar nga proteinat, 31 % nga frutat

13:44 / May 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femijet liri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një fëmijëri e shëndetshme hedh bazat e hershme të produktivitetit në një shoqëri të civilizuar. Kequshqyerja në fëmijëri lë pasoja të përhershme si në zhvillimin fizik dhe në kapacitetet mendore duke i bërë ata kur të rriten të nënshtruar vetëm ndaj nevojave për ushqim.

Një studim i INSTAT që i dedikohet mirëqenies së fëmijëve dhe adoleshentëve për periudhën 2016-2018 ka gjetur se rreth 40 për qind e fëmijëve në këtë periudhë ka qenë e privuar që të ushqehet së paku një vakt në ditë me mish, peshk, fasule ose thjerrëza, pasi familjet nuk kanë mundësi financiare tua sigurojnë.

Studimi referon se gjithashtu mbi 31 për qind e fëmijëve nuk kanë mundësi që të ushqehen së paku një herë në ditë më fruta dhe perime qoftë të freskëta apo të përpunuara.

Fëmijët shqiptare janë të privuar edhe nga aktivitet të tjera që ndikojnë në zhvillimin e tyre të shëndetshme siç janë veshja, argëtimi dhe aktivitete jashtë shtëpisë.

Mbi 40 % e fëmijëve nuk marrin pjesë rregullisht në aktivitete jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë të vitit, të tilla sport, muzikë, etj, ndërsa më shumë se 18 % e tyre nuk kanë akse në lodrat e përshtatshme për moshën e tyre.

Mbi 28 për qind e fëmijëve nuk kanë asnjë mundësi të ftojnë shokët dhe shoqet në shtëpi apo të konsumojnë diçka me ta jashtë.

Gjithashtu 17 % e fëmijëve nuk kanë mundësi të të kenë të paktën një veshje të re.

Më shumë se gjysma e fëmijëve rreth 54 % e tyre nuk kanë mundësi të ikin me pushime një javë në vit, qoftë duke shkuar tek një i afërm.

Gjithashtu më shumë se një e treta e fëmijë kanë vështirësi në infrastrukturën mbështetëse për të studiuar.

Më shumë se 39 % e fëmijëve nuk kanë mundësi të ndjekin aktivitetet jashtë shkollës pasi nuk kanë mundësi të paguajnë ekstra dhe 28 % e fëmijëve nuk kanë një hapësire të përshtatshme në shtëpi për të studiuar./ Monitor

femijet tabela 768x493 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.