Ngarkesa që një fëmijë mund të mbajë mbi supe nuk duhet të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të tyre, në shkollat e vendit kjo ndodh masivisht. Por që janë prindërit e nxënësve ata që shpeshherë detyrohen që t’i shoqërojnë fëmijët për në shkollë, gjë që u shkakton atyre vonesa në punë.
“Çantat janë goxha të rënda, në përgjithësi kanë të gjithë librat që kanë në mësim. Por çantat janë të shumë të rënda, sepse kanë kurrikulumin ditor dhe është goxha impenjative”, shprehet njëri prej tyre.
Një tjetër prind tregon se i duhet të marrë koha nga puna për të çuar dhe marrë fëmijën nga shkolla. Sipas mjekëve, peshat e rënda mbi shpinë, bëjnë që nxënësit e shkollave fillore të rrezikohen nga skolioza, sëmundje e cila shkakton deformim të shtyllës kurrizore.