Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Femra eskortë dhe në burgun e Reçit/ Dy VIP-et që morën takim me anëtarët e “Bajrave”…

14:40 / July 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futja e femrave eskortë në ambientet e burgjeve Shqiptare, është kthyer në një ritual të zakonshëm, ku vajzat e reja që shpesh herë frekuentojnë emisionet televizive dhe rrjetet sociale, janë të pranishme në takime speciale me të dënuar dhe paraburgosur.

Pas skandalit të publikuar në media të takimit special në burgun e Drenovës mes kosovares Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, thuajse e njëjta formë ka ndodhur dhe në burgun e Reçit në Shkodër.

Pikërisht në këtë burg gati dy muaj më parë rezultojnë të kenë hyrë në javë të ndryshme, dy vajza të njohura të “Show Bizit” Shqiptar me inicialet A.D dhe R.R, të cilat pasi kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, janë larguar sërish.

Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.

Burime pranë burgut të Reçit, thanë se takimet janë zhvilluar me një nga anëtarët e grupit “Bajri”, që mbahet i izoluar në këtë burg.

Për hyrje e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.

Mësohet se ndaj dy zyrtarëve nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është marrë masë pezullimi nga detyra dhe pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.

Leonard Mardoda, aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Komanduar në burgun e Reçit. Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë.

burgun eskorte Femra recit takime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.