Zakonisht tek femrat sëmundjet e zemrës kanë tendencë të shfaqen më vonë se tek meshkujt. Kjo shpjegohet me faktin se trupi i femrave ka aftësi të kompenzojë sasinë e insulinës në gjak, e cila bën kontrollimin e sasisë së sheqerit, raporton Gazeta Express.
Studimet u realizuan nga Klinika e Endokrinologjisë dhe Metabolizmit. Pasi keni ngrënë ushqime të pasura me karbohidrate, sasia e sheqerit në gjak rritet, meqë rast pankreasi liron insulinën- proteinë kjo e cila e kthen glukozën nga gjaku në qelizat përkatëse.
Mirëpo organizmi i njeriut ndryshon, kështu disa janë rezistentë ndaj insulinës, si rrjedhojë duhet një sasi më e madhe e saj për ta kryer këtë proces. Këta organizma rezistentë ndaj insulinës kanë më shumë tendencë për të zhvilluar të ashtuquajtura sindroma metabolike, të cilat shkaktojnë diabetin, shtypjen e lartë të gjakut dhe çrregullime të tjera të zemrës.
Pas eksperimenteve të bëra me 468 femra dhe 354 meshkuj, rezultatet treguan që organizmi I një femre është më rezistent ndaj këtyre sëmundjeve sesa organizmi I një mashkulli.
Ende nuk dihet arsyeja konkrete se pse femrat kanë një mbrojtje natyrale të organizmit ndaj sëmundjeve të zemrës, mirëpo shkencëtarët thonë se zbulimet e mëtutjeshme do të vënë në pah mekanizmat që ndikojnë. Disa studiues thonë se kjo vjen si rrjedhojë e lirimit të disa hormoneve gjatë ciklit menstrual. Sidoqoftë dy nga mënyrat kryesore për të shmangur rezistencën ndaj insulinës janë aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm