Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Femrat, më të interesuara për të punuar në administratë, zënë 54% të aplikimeve

08:25 / August 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Femrat janë më të interesuara për të punuar në administratën publike. Interesi për të qenë pranë administratës është vërejtur historikisht në tregun e përgjithshëm të punës nga të dyja gjinitë, madje në disa raste është kritikuar edhe nga vetë qeveria si tendencë. Kjo lidhet më tepër me faktin që puna në administratë shihet si më e sigurt, me të ardhura më të qëndrueshme e pa vonesa, si dhe me orare fikse e fundjava pushim, në ndryshim nga puna në privat, e cila jo gjithmonë gëzon përfitime të kësaj natyre në një pjesë të mirë të pozicioneve.

Pikërisht këto arsye duket se orientojnë vetvetiu femrat të kenë më shumë interes për punën në administratë, duke parë edhe si një mënyrë më të lehtë për të menaxhuar anën tjetër që lidhet me familjen.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga aplikimet që janë bërë për të plotësuar vendet e lira në administratën publike, të paktën 64% janë bërë nga femrat kundrejt 36% nga meshkujt.

Interesi për punën në administratë shënoi rekord në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare, kur ka pasur mesatarisht rreth 24 aplikime për një pozicion. Bazuar në 29497 aplikime në total, për 1237 pozicione të shpallura, tregues i cili ka ardhur në rritje në krahasim me vitet e mëparshme.

Për shkak të situatës së pandemisë, rekrutimet në vitin 2020 u bënë edhe online. DAP raportoi se sa u takon pozicioneve, rreth 76%e pozicioneve i përkasin nivelit ekzekutiv, pra nivelit bazë të pozicioneve në shërbimin civil dhe nga ku, me procedurë normale, hyjnë të gjithën nëpunësit e rinj të cilët i bashkohen administratës. Ndërkohë, rreth 17% e pozicioneve të përfshira në planin vjetor të rekrutimit i përkasin kategorisë së ulët drejtuese, rreth 6.7 % kategorisë së mesme dhe 0.3% Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues

Në vitin 2020, sipas INSTAT, rezultuan të punësuar 1 131 295 persona sipas sektorëve në tregun e punës. Nga këta buxhetorë, paraqiten të paktën 175 443.

Të njëjtat të dhëna tregojnë se në vitin 2020 në tregun e punës janë regjistruar si punëkërkues të papunë mbi 43.6 mijë femra, kurse meshkuj mbi 39.2 mijë./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.