Të shumtë ishin ata që iu gëzuan dëborës së fundit, ndërkohë blektorët dhe fermerët kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Blektorët e veriut të vendit, zonave ku trashësia e dëborës ishte mbi 50 cm, thanë se reshjet e fundit i gjetën të papërgatitur në dy drejtime, për mungesën e bazës ushqimore dhe mbarështrimin e të vegjëlve, keçave e qingjave.
Fermerët janë shprehur se disa pemë frutore kishin lulëzuar dhe rënia e reshjeve dhe ngricat gjatë kësaj nate mund të dëmtojnë rëndë prodhimin e ardhshëm.
Edhe bletërritësit pohojnë se situata nuk është favorizuese dhe shpresojnë që moti të përmirësohet shpejt. /tirananews.al/