Fermerët holandezë kanë bllokuar rrugët e vendit me pleh organik dhe mbeturina, ndërsa kanë ndezur edhe zjarr.
Kjo revoltë vjen në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për të ulur emetimet e azotit.
Fermerët janë të zemëruar sepse besojnë se vendimi i qeverisë për të reduktuar emetimet e oksidit të azotit dhe amoniakut do të shkatërrojë mënyrën e jetesës së tyre bujqësore dhe do t’i lërë ata pa punë.
Këto demonstrata erdhën një ditë pasi ndërmjetësi i emëruar nga qeveria, Johan Remkes, u dërgoi ftesa organizatave të fermerëve për të biseduar me koalicionin qeverisës rreth mënyrave për të reduktuar emetimet e azotit.