Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Festa e Flamurit/ Osmani dhe Kurti, homazhe në Prekaz: Vlerësim sakrificës së atyre që nderuan ngjyrat kuqezi

11:05 / November 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Osmani dhe Kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të festimet të 109-vjetorit të Pavarësisë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, për të nderuar familjen Jashari.

Presidentja Osmani tha se janë në Prekaz për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë.

“Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të shqiptarëve për liri. Prandaj, sot e filluam ditën tek komandanti Adem Jashari dhe Familja Jashari, për të nderuar sakrificën e tyre, sepse 28 Nëntori, përveç simbolikës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është edhe datë kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe kur për herë të parë ka dal publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Osmani.

Albin Kurti vlerësoi se 28 Nëntori lidhet me ngjarjet e rëndësishme historike të vendin tonë.

“Datë themelore e identitetit kombëtar-shqiptar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat. Prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, te Adem Jashari në Prekaz dhe padyshim që kjo është një ditë e cila na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendim, për të shtuar demokracinë në vendin tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, u shpreh tutje kryeministri Kurti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.