Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Në një shënim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara dhe në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët.
“Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit”, shkruan kreu i opozitës.
Ndërsa thekson se Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja.
Shënimi i plotë:
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!
Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!
Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.
Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!