Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Festa e “Shën Markut” në qytezën e Ulzës

20:28 / April 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
438802842 10167605573873504 9212530774213848865 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteza e Ulzës vijon të mbetet pika më e rëndësishme turistike në krahinën e Matit. Për të promovuar sa më shumë këtë zonë, në ditën e festës lokale “Shën Marku”, Bashkia Mat organizoi një aktivitet të larmishëm ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor në të gjithë Qarkun Dibër e më gjerë.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Aktiviteti nisi me një panair agro-ushqimor në të cilin morën pjesë nxënës të shkollave të Matit por edhe përfaqësues të subjekteve turistike.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se pushteti vendor do të vijojë të tregojë një vëmendje të veçantë ndaj kësaj zone me potencial të madh turistik.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se brenda stinës së verës në këtë zonë do të nisë një investim i rëndësishëm për rikualifikimin e bregut të liqenit të Ulzës.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku theksoi se qeveria do të vazhdojë të investojë në Mat pasi ka mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor.

Në liqenin e Ulzës bashkia Mat mundësoi hedhjen e 30 mijë copë rasat peshku, duke shtuar ndjeshëm numrin e tyre pesë vitet e fundit.

Aktiviteti u shoqëruar me një shfaqje të dhënë nga fëmijët që frekuentojnë Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Ymer Neli” Mat.

festa shen marku Ulez
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.