Festa lokale e Selitës bëri bashkë edhe një ministër dhe ish-ministër të Brendshëm përkatësisht Sandër Lleshanj dhe Luan Ramën nga LSI, të rritur dhe të shkolluar në këtë qytet.
Të dy politikanët kanë qenë bashkë në meshën e mbajtur në kishën e Kurbneshit e po bashkë kanë bërë edhe një shëtitje nëpër rrugët e qytetit të braktisur dhe në shkollën e rrënuar.
