Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festa greke festohet dhe në Himarë, fjalime dhe kurora pranë monumentit të të rënëve. Të pranishëm dhe fëmijë

17:04 / November 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
313201090 620418733207033 2231238437136743999 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përvjetori i 28 tetorit që është festë kombëtare në Greqi u festua edhe në Himarë.  Në aktivitete mori pjesë Konsullja e Greqisë në vendin tonë , Evgenia Bleta, e cila mbajti fjalim dhe vendosi kurore me lule pranë monumentit të të rënëve. Të pranishëm ishin gjithashtu Sekretari i Ambasadës z. Panagiotis Anagnostopoulos dhe Sekretari i Ambasadës z. Paschalis Anastasiou.

Më 18 tetor, Italia sulmoi Greqinë përmes Shqipërisë, duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore. Italia u befasua nga qendresa dhe kundërpergjigjia greke. Lufta filloi pasi diktatori grek Ioannis Metaxas hodhi poshtë një ultimatum italian që kërkonte pushtimin e territorit grek. Ushtria greke kundërsulmoi dhe detyroi italianët të tërhiqeshin. Nga mesi i dhjetorit, grekët kishin hyrë në gati një të katërtën e Shqipërisë. Në mars të vitit 1941, në një kundër-ofensive italianët përsëri humbën. Për këtë humbje, më vonë, gjeneralët italianë dhe Musolini do të fajësonin shqiptarët. Dy batalione të quajtur Tomorri dhe Gramshi, të formuar me shqiptarë iu bashkangjitën ushtrisë italiane gjatë konfliktit; Megjithatë, shumica e tyre dezertoi. Në prill të vitit 1941, Gjermania naziste i vjen në ndihmë Italisë dhe pushton Greqinë përmes Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Në 12 prill, ushtria greke filloi të tërhiqej nga Shqipëria. Më 20 prill, ushtria greke e Epirit dorëzohet tek gjermanët, dhe më 23 prill të vitit 1941 nënshkruan armëpushimin. Kështu mori fund Lufta italo – greke. Fitorja greke gjatë ofensivës italiane në tetori 1940 ishte fitorja e parë aleate dhe ndihmoi për të ngritur moralin në Evropën e pushtuar. Disa historianë, si John Keegan, argumentojnë se kjo fitore mund të ketë ndikuar edhe rrjedhën e gjithë luftës, duke detyruar Gjermaninë t’a shtynte datën e pushtimit të Bashkimit Sovjetik, pasi iu desh të ndihmonte Italinë kundër Greqisë. Kjo vonesë bëri që pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik të mos kryej para fillimit të dimrit të ashpër rus, siç ishte planifikuar, duke çuar kështu në humbjen gjermane në Betejën e Moskës. /tirananews.al

312439970 620418369873736 8094221241589430842 n 1
312496802 620425723206334 156473956461163913 n
312751004 620424436539796 3268621636756393874 n
313099096 620419336540306 7067663026003563424 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.