Në kuadrin e festimeve për Festën Kombëtare të 28 tetorit, ditën e hënë, 28 tetor 2019, në orën 10.00 në Varrezat Ushtarake të Këlcyrës dhe në orën 12.45 në Varrezat Ushtarake të Bularatit, do të organizohen Ceremoni zyrtare Përkujtimore për Nder të Ushtarakëve Grekë të Rënë në luftën Italo-Greke (1940- 1941).
Mesazh përshëndetjeje në ceremoninë që do të organizohet në Këlcyrë dhe fjalën e rastit në Varrezën Historike Ushtarake të Bularatit, do ta drejtojë Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, i ngarkuar me çështjet e Helenizmit të Diasporës, z. Antonis I. Dhiamataris, me cilësine e përfaqësuesit të Qeverisë Greke.
Në këto ceremoni do të jetë e pranishme Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri znj. Sophia Philippiddou.
Ceremonia do të organizohet në bashkëpunim me palën shqiptare.