Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festat e fundvitit, Policia zbulon planin e masave: Kontrolle të shtuara në territor, subjektet tregtare që tregtojnë fishekzjarrë ‘në lupë’

10:10 / December 24, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zvdr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, përmes një deklarate për mediat ka zbuluar planin e masave që janë marrë në kuadër të sigurisë për festat e fundvitit. Policia deklaron se e ka vlerësuar si shumë të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, në një komunikim për mediat tha se “Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit e ka vlerësuar si shumë të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

Ai theksoi se Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin e në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës.

Masat e marra nga Policia e Shtetit për festat e fundvitit

Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave me detyra për strukturat në nivel qendror dhe ato vendor, ndërsa çdo strukturë vendore ka hartuar planin e saj të masave, dokumente në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për të gjitha strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:

• Rritja e sigurisë së jetës, ruajtja e pronës së qytetarëve dhe sigurimi i objekteve të rëndësishme, duke shtuar prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar si Festën e Krishtlindjes, ashtu edhe atë të Vitit të Ri;

• Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre shtetasve që kthehen për të festuar në vendin tonë, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambientet që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale;

• Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë, në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave policore, por edhe bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, si dhe me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore;

• Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetase, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;

• Krijimi i lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, brenda kuadrit rregullator, në rast se do ketë fluks në hyrje, duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare;

• Shtimi i kontrollit të automjeteve, në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufirin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët e strukturave kufitare fqinje apo ato ndërkombëtare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;

• Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese. Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara, të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët, me qëllim që të parandalohen situata që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, për shtetasit që mbajnë armë zjarri pa leje, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.

Policia e Shtetit synon që nëpërmjet këtyre masave, festat e fundvitit t’u japin kënaqësinë të gjithë qytetarëve për të gëzuar dhe festuar dhe që ato të mos zbehen nga episode të paligjshmërisë, nga cenime të rendit publik.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.