Me rastin e festave të Nëntorit, edhe data 27 është ditë pushimi për administratës, ky me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Këshilli i Ministrave ka miratuar të hënën si ditë zyrtare pushimi, me rastin e festave të nëntorit. Përmes një VKM-je, e hëna deri të mërkurën, 27-28-29 nëntor, administrata dhe shkollat do të jenë pushim. Në vendim sqarohet se kjo ditë do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda 3-mujorit të vitit paraardhës.

