Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Festat rikthejnë karantinën e plotë në Itali, Conte jep njoftimin e rëndësishëm: I gjithë vendi shpallet zonë e kuqe

08:54 / December 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
CONTE 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia është shpallur  “zonë e kuqe” gjatë festave duke përfshirë mbylljen e dyqaneve, bareve dhe restoranteve gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Italianët lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, shëndet dhe arsye urgjente. Qytetarët kanë mundësi të kryejnë vetëm vizita të kufizuara në shtëpi.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se ky nuk ishte “një vendim i lehtë”, raporton BBC.

“Ekspertët tanë ishin seriozisht të shqetësuar se do të kishte një kërcim të rasteve gjatë Krishtlindjeve … Prandaj na u desh të vepronim,” tha ai në një konferencë shtypi.

Italia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid në Evropë, me afër 68,000 viktima. Conte tha se fillimi i vaksinimit këtë muaj do të shënonte fillimin e “fundit të këtij makthi”.

Njoftimi i kufizimeve të Krishtlindjeve të Premten pasoi ditët e debatit politik në koalicionin qeverisës midis atyre që dëshironin një bllokim të plotë dhe të tjerëve që kërkonin mbyllje të pjesshme për të ndihmuar bizneset dhe për të lejuar familjet të takoheshin.

Italia do të jetë zonë e kuqe nga data 24 deri më 27 dhjetor dhe nga data 31 Dhjetor deri më në 3 Janar dhe nga 5 janari deri në 6. Gjatë kësaj periudhe njerëzit “mund të largohen nga shtëpia vetëm për arsye pune, nevoje dhe shëndeti”, tha Conte.

Por, shtoi ai, qytetarët janë të lejuar të marrin 2 mysafirë në shtëpi, pa llogaritur fëmijët nën 14 vjeç. Shtetrrethimi vazhdon nga ora 22:00 deri më 05:00 të mëngjesit, ndërsa lirimi i masave pritet të ndodhë në janar.

conte Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.