Në familjen e trashëgimtares së ‘Top Channel’, Sara Hoxhës dhe moderatorit Ledion Liço sot ka festë. Djali i tyre i vogël, Roman feston ditëlindjen e tij të dytë.
Pikërisht në këtë ditë nuk mund të mungonte një urim emocionues nga mami Sara, e cila na ka njohur edhe me disa nga karakteristikat e djalit të saj.
“Roman ti je një fëmijë i dytë tipik. Ti nuk ha ushqimet që janë në ata librat e trashë të këshillave, as nuk e ke përvetësuar trajnimin e gjumit dhe le ta themi se ti je një “bebe Covid”, që e njeh pak jetën jashtë shtëpisë. Ti nuk e njeh frikën dhe se di sa herë ma ke bërë zemrën të më rrah fortë. Të dua pambarimisht, shkruan Sara në dedikimin e saj, duke ndarë kështu emocionet e saj me të gjithë fansat.

