Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festimet për Ditën e Verës, ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

16:26 / March 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
451ee388 0897 476e 8a86 508be22e1e7d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Me rastin e festimeve për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 Marsin ta shpallë edhe Ditë pa Makina, duke e kthyer Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë marrë një plan masash për organizimin e aktiviteteve, ku tregohet se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve këtë të diel.

Ditën e diel, më 17 mars, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga data 16.03.2019 ora 19:00 deri në datën 18.03.2019 ora 00:00, si dhe në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada e VIII”, segmenti i rrugës midis “Vaso Pashës” dhe “Ibrahim Rugovës” në datë nga ora 08:00 deri orën 04:00 datës 18 Mars.

Për automjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, qarkullimi do të bëhet në rrugët: “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Papa Gjon Pali II”, në Unazën e Vogël të qytetit.

Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të transportit urban të qytetit do të devijohet si më poshtë:

• Linja e Unazës do të devijohet në Urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

• Linja “Tirana e Re” do të devijohet në rrugën “Sami Frashëri”.

• Linja Kinostudio-Kombinat do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse në  rrugën e “Kavajës”.

Bashkia Tirane Dita Veres festime tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.