Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Festohet në Burrel 60 vjetori i minierës “11 heronjtë e Batrrës”

16:02 / May 25, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
61176612 612149872593915 1513311974191005696 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp



Minatorë, teknikë, gjeologë, inxhinierë, ish zyrtarë të sektorit të industrisë u mblodhën sot në Pallatin e Kulturës Burrel për të festuar 60 vjetorin e themelimit të sektorit minerar në krahinën e Martaneshit.
Oratorët që morën fjalën sollën në vëmendje të të pranishmëve vitet e para të zbulimit të mineralit të kromit, vështirësitë e mëdha të atyre viteve, përkushtimin e madh të punëtorëve dhe specialistëve, etj.

60856886 2476460135718528 8146929915376173056 n


Nga viti 1969 deri në vitin 1999, kur minierat u privatizuan, kromi siguronte të ardhura të mëdha për ekonominë shqiptarë. Me parullën “Kromi çan bllokadën” u prodhuan miliona tonelata krom që përpunohej në uzinat e ferrokromit Elbasan e Burrel si dhe eksportohej jashtë vendit.


Kujtimet e ish inxhinierëve, minatorëve dhe specialistëve të mesëm ishin të shumta. Ata sollën detaje të rëndësishme nga puna e tyra në ekspeditat gjeologjike si dhe frontet e punës në galeritë e kromit, duke përmendur vdekjen e 11 minatorëve nga orteku i dëborës pikëisht në afërsi të Batrrës.

61080450 743156169414559 832008665010536448 n


Aktualisht në zonën mineralmbajtëse të Martaneshit operojnë 70 subjekte private. Sakaq herë pas here regjistrohen aksidente të rënda, për fat të keq edhe me viktima, por strukturat ligjzbatuese nuk kanë ndëshkuar asnjë pronar të subjekteve minerare. /tirananews.al/

11 heronjte batrres festa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.