Pak ditë më parë, Visjan Ukcenaj festoi ditëlindjen e parë të të birit ku ftoi të afërm por edhe kolegë.
Nga fotot pamë të ftuar dy aktorët binjakë Donald dhe Romeo Veshaj! Por ajo që u vu re ishte mungesa e kolegëve të “Duplex”.
Në një intervistë për emisionin ‘Pasditja ime’, Visjani ka rrëfyer pse mungonin kolegët e punës, aktorët e ‘Duplex’ në festën e 1-vjetorit të djalit.
“Shiko kjo ka qenë ditëlindja e tim biri dhe kam ftuar vetëm individët që kanë ardhur shumë shpesh dhe kanë takuar djalin, që kanë ardhur dhe kur ka lindur çuni e kupton? Ndërkohë nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me ta. Unë i kam shok prej vitesh, koleg, thjesht kam ftuar pak njerëz. Kryesisht kam ftuar dhe çifte që kanë fëmijë të vegjël që janë miq të afërt edhe familje. Ndoshta mund ta kisha bërë edhe më të madhe, por s’kisha as mundësi ta bëja më të madhe se po të ftosh njërin përshembull Egin me Anën dhe Cubi më kanë ardhur kur ka lindur çuni, kanë ardhur në spital, Egi ka ardhur edhe në shtëpi e kupton. Dhe po të ftoja vetëm këta do iu ngelte hatri këtyre të tjerëve”, u përgjigj Visjani duke shpjeguar arsyen e mungesës së stafit të punës në festë.