Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fevizu për sulmin ndaj “Top Channel”: S’ka prapavijë politike. Nëse ngjarja nuk zgjidhet atëherë…

18:40 / March 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
797 0 642461361c999
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu, teksa u pyet në lidhje me arsyet që fshihen pas sulmit ndaj “Top Channel”, u shpreh se sipas tij ngjarja nuk ka prapavijë politike.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, ai tha se nëse kjo ngjarje nuk zgjidhet, atëherë krimi do marrën një fuqi të madhe.

“Zbulimi i kësaj ngjarje do jetë një prerje krahësh për krimin, që këto mos të përsëriten.

Ngjarjet si djegia e gazetës Koha Jonë është politike, në një kontekst politik, janë në një kontekst tjetër. Ka ndodhur në vitin 97, ndërsa kjo në një kohë tjetër, në një vend që quhet ndër më të sigurtit në botë. Kjo sot është shumë e rëndë, pikërisht sepse është sot, e bën më të rëndë ngjarjen.

Unë jam 33 vjet gazetar, me thënë të drejtën nuk kam pasur ndonjëherë kërcënime edhe pse kam trajtuar çdo lloj teme. Kjo ngjall një lloj shqetësimi, por duhet pasur parasysh se gazetarët nuk mund të tremben vetëm se një njeri gjuan me armë. Gazetari shkon në luftë, në ngjarje kriminale, kush do që ka zgjedhur gazetarinë, e di se rrezikun e ka brenda profesionit.

Nuk mund të presësh që politika ka gjë nën dorë. Nuk besoj se kjo ngjarje ka lidhje me politiken, apo edhe me ngjarje pa lidhje siç e bëjnë me “Big Brother”, kjo është çështje serioze. Një tentativë për ti marrë jetën një personi dhe tjetra një tentativë për sulm ndaj një institucioni duhet të zgjidhet sa më parë.  Këtu ka një frymë të mungesës së bashkëpunimit të politikës me median. Në vitet 90 ka pasur më shumë bashkëpunim. Ka një klimë negative”, tha Fevziu.

Blendi Fevziu sulm Top Channel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.