Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fevziu: Jam i bindur, sa të jem gjallë nuk do ta shoh Shqipërinë në BE

13:22 / August 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi fevziu 1024x570 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhvillohet këtë të hënë Konferenca e Ambasadorëve. Punimet e konferencës janë ndarë në disa sesione ku ndër to ishte edhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

I ftuar gjatë diskutimeve ka qenë dhe gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, i cili tha se sa i përket integrimit, Shqipëria prej 32 vitesh është njësoj e paduruar.

“Por nuk e di a është po aq e paduruar Europa për të na pritur brenda saj”, shtoi ai.

Fevziu u shpreh para të ftuarve se që prej fillimeve të viteve 2000 filloi të ketë bindjen që Europa o e shtyn pa fund integrimin e Shqipërisë ose ndoshta nuk do që të jemi fare pjesë e saj.

Prandaj në fjalën e tij ai tha se Shqipëria do të ngelet një aspirante e përjetshme në BE.

“Sot ndryshimi ynë është i madh. Është një ndryshim jo i ca viteve, apo i ca muajve. Është një ndryshim që vjen në 33 vite rresht. Sot po vija re statistikat që italianët dhe grekët ishin turistët kryesorë që dominonin listën e vizitorëve në Shqipëri gjatë verës. Shqipëria nuk është një vend që nuk përmbush kushtet për të qenë anëtar i BE-së. Më qëllon që udhëtoj shumë dhe në vende shumë të largëta, kam udhëtuar tashmë thuajse 150 vende të botës, ku më pyesin pa ndonjë kuriozitet shumë të madh sepse jashtë Europës nuk është se Europa ka atë njohje. Kur më pyesin çfarë statusi keni ju në BE, unë i them jemi aspirantë të përjetshëm. Aspirantë të përjetshëm. Disa qeshin, disa e besojnë, por kam frikë se tashmë kam filluar ta besoj unë se jemi aspirantë të përjetshëm dhe sot vajza ime është ekzaktësisht në moshën që kam qenë unë në momentin që u rrëzua komunizmi dhe që mendoja se çështja europiane do ishte çështje muajsh dhe jo më vitesh. Për një gjë jam i bindur, sa unë të jem gjallë, ashtu siç tha Andreoti, nuk do ta shoh dot Shqipërinë në BE. Se kush e ka fajin? Se çfarë ndodh me ne? A është faji ynë? Edhe ne kemi kusuret tona që nuk kanë qenë të vogla, por natyrisht që shkelja e syrit që shumë vende europiane e kanë pasur ne na ka munguar nga BE”, tha Fevziu.

Bashkimit Europian tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.