Bojkoti i futbollit vazhdon. Liga Profesioniste vendosi që kampionati të mos nisë ende, për aq kohë sa nuk janë pjekur kushtet dhe nuk është dhënë drita jeshile nga institucionet shtetërore për plotësimin e kërkesave, ku më kryesorja lidhet me ligjin e sponsorizimeve.Presidenti i Ligës Profesioniste, ashtu si edhe futbolli në vend i kanë sytë nga takimi, i kësaj të marte, në Ministrinë e Financave, ndërsa mohoi përçarjen mes presidentëve të klubeve elitare, duke theksuar se të 10 drejtuesit më të lartë janë kundër rifillimit të kampionatit në këto kushte.
Fidel Ylli, negociatori i një teme të nxehtë, shprehet se palët janë pranë një kompromisi që pritet të finalizohet të premten. Në një lidhje për News 24, Fidel Ylli u shpreh i bindur se shumë shpejt do të arritët në një konsensus për të rikthyer futbollin në fushë.
“Ministria e Financave ka 100 probleme në këtë kohë buxheti, por është e detyruar të ulet në tavolinë kur caktohet një negociator. Jam negociator, jam ulur me Dukën 5 orë, kam qenë te Liga, isha 2 orë te Ministria e Financave. Kjo është detyra e negociatorit, të ulët sa në një tavolinë në tjetrën. Jam i bindur se futbolli dhe sporti shqiptar do të kenë mundësi të investojnë si të gjithë Europa. Nuk kam gjë në dorë, e ka Liga. Jam një negaciator, si gjyqtar mes Ligës dhe qeverisë. Liga bëri kërkesë të ulet me strukturat e qeverisë. Jemi gati t’ua, kryeministri u tha pastaj flisni me negociatorin. Në foto kam qenë në krah me Libohovën dhe Kadinë. Liga pas një muaji u ul me qeverinë. Pse çfarë do bëjnë, do bëjnë bojkot. E thotë ligji, qeveria thotë merret me organizmin e zgjedhjeve në FSHF kur për një vit nuk ka aktivitet. Kush ta jep emrin e FSHF-së?! Ta jep ligji, Ministria e Sportit. Kanë detyra që duhet të bashkëpunojnë për sportin”, deklaroi deputeti socialist Fidel Ylli.