Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fier: Arrestohen babë e bir, të dënuar për trafik lëndësh narkotike

13:53 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Shënjestra 2″, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Babë e bir, të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh, të dënuar përkatësisht me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe 1 vit e 6 muaj burgim, janë vënë sot në pranga.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, pas lokalizimit të vendndodhjes, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Shenjestra 2”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Ilir Tafa, 50 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për vjedhje me dhunë);

Gledis Tafa, 25 vjeç, banues në Bishanak, Fier.

Në vitin 2019, gjatë operacionit policor të koduar “Shënjestra”, në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë. Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë edhe shtetasja T. T., si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Z. T., bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për këta shtetas, ndërsa Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 30.05.2022, ka revokuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e dënuar shtetasin Ilir Tafa, me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe shtetasin Gledis Tafa, me 1 vit e 6 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harta e re territoriale, starti i fundit/ Drafti i ndarjes së bashkive miratohet të enjten në Kuvend

10:24 / October 5, 2026

Berisha në Gjykatën e Posaçme, paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”

10:21 / October 5, 2026

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

09:58 / October 5, 2026

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.