Një magazinë me bojëra ka marr flakë rreth orës 13.30 në zonën e quajtur azotiku në Fier. Sipas policisë nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Hetimet e policisë pritet të zbardhin shkakun.
NJOFTIMI
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr.
Nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
