Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fier/ Ndezi zjarr për hapjen e kullotave, por u dogjën 40 hektarë me bimësi, arrestohet autori

16:02 / September 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarri ne peshtan fier 2 960x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit ka arrestuar një 68-vjeçar ditën e sotme për zjarrvënie me dashje.

I moshuari nga Cakrani ka rënë në pranga pasi ndezi një zjarr në fshatin Buzëmadh për hapjen e kullotave të reja, por flakët u përhapën me shpejtësi dhe u dogjën 40 hektarë me bimësi.

Njoftimi i Policisë:

Fier Ndezi zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, për shkak të erës, u dogjën 40 hektarë me bimësi, falë reagimit të menjëhershëm dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë autori. Ditën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një zjarr në masivin pyjor të fshatit Buzëmadh, Fier, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe menjëherë kanë shkuar në këtë fshat, ku pas 10 orësh, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Në vijim të veprimeve hetimore për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e këtij rasti zjarrvënieje, bazuar dhe në inteligjencën informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 68 vjeç, banues në Cakran, Fier. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe për shkak të erës që frynte, zjarri është përhapur dhe për pasojë janë djegur 40 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe 100 pemë ulliri, në pronësi të disa banorëve të këtij fshati. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Fier kullota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, babai: Drejtësia të vihet në vend për vajzën time

17:55 / July 18, 2025

Proda: Siguria është pasaporta e vendit tonë; Ambasadori italian: Intensifikojmë shkëmbimin e eksperiencave

15:06 / July 18, 2025

Vodhi makinën e parkuar në garazhin e pallatit në Astir, policia kap 28-vjeçarin

14:00 / July 18, 2025

Tritoli në Tiranë, reagon pronari i lokalit

11:20 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.