Një 3-vjeçare është aksidentuar paraditen e sotme në oborrin e shtëpisë së saj, teksa i ati po nxirrte zetorin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çerven të Fierit. E mitura është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
