As qytetarët e Lezhës nuk I binden urdhrit për ndalim të qarkullimi pas orës 18:00 dhe qëndrimit në banesa. Në rrugët e qyteti vihen re lëvizje të njerëzve edhe as orarit të caktuar nga kryeministri, i cili paralajmëroi gjoba për këdo që nuk bindet.
Në qytetin e Fierit, në rrugë ka vetëm një numër të vogël njerëzish, teksa pjesa dërrmuese i janë bindur urdhrit.
Edhe në qytetin e Kukësit qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar të gjithë për të ndaluar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00.
Në Korçë ashtu si në Sarandë, qytetarët janë ndërgjegjësuar duke qëndruar të gjithë brenda në shtëpi.
