Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FIFA kërcënon Serbinë me përjashtim nga Botërori nëse ka incidente ndaj Shqipërisë

17:10 / October 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar pas lajmeve se kombëtarja serbe rrezikon përjashtimin nga kualifikimet për Kupën e Botës 2026. FIFA po monitoron situatën dhe ka paralajmëruar masa të rënda, përfshirë një pezullim dyvjeçar, nëse gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë ndodh incident apo skandal. FSS ka bërë të ditur se për ndeshjen më të rëndësishme të kualifikimeve, që do të luhet më 11 tetor në orën 20:45 në stadiumin “Dubočica” të Leskovcit, nuk do të ketë shitje të lirë të biletave për publikun.

“Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe përvojën e hidhur nga ndeshja e ndërprerë në vitin 2014, është marrë vendimi që për ndeshjen Serbi–Shqipëri të mos ketë bileta në shitje të lirë”. Federata sqaroi se prania në stadium do të lejohet vetëm për përfaqësues të komunitetit të futbollit klube, akademi futbolli me fëmijët e tyre, prindër, sponsorë, media të akredituara dhe personel teknik e mjekësor. Hyrja në stadium do të bëhet vetëm me bileta të personalizuara dhe me kontrolle të rrepta sigurie.

Kjo masë vjen pas kujtesës së incidentit të vitit 2014 në Beograd, kur ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre për shkak të tensioneve në tribuna, çka solli pasoja të rënda për Serbinë, e cila humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Euro 2016. FIFA, UEFA dhe autoritetet serbe e kanë cilësuar këtë ndeshje si përballje me rrezik të lartë sigurie, ndaj në Leskovc do të jenë të pranishëm dy oficerë të sigurisë të dërguar posaçërisht nga FIFA. Po ashtu, nuk do të lejohen tifozët shqiptarë në stadium, në përpjekje për të shmangur çdo incident.

“Apelojmë që të gjithë pjesëmarrësit të tregojnë respekt dhe sjellje sportive, në mënyrë që kombëtarja e Serbisë të ketë kushtet më të mira për të arritur rezultat pozitiv në fushë,” thuhet në fund të komunikatës së FSS. Kujtojmë se Serbia u gjobit vetëm katër ditë më parë nga FIFA për sjelljen e tifozëve gjatë humbjes 0–5 ndaj Anglisë, gjë që e ka vënë Federatën nën vëzhgim të shtuar ndërkombëtar.

fifa Serbia Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.