Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

FIFA miraton ndryshimet për zëvendësimet, por jo propozimin anglez për ndeshje prej 45 minutash

23:44 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fifa zv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi do të ndryshojë rrënjësisht futbollin, të paktën në vitin 2020. FIFA ka marrë në shqyrtim një sërë propozimesh që mund të ndihmojnë për të mbyllur sa më të sigurt sezonin aktual dhe për të vazhduar gjatë vitit 2021 apo derisa pandemia të ketë kaluar. Stadiumet sigurisht do të mbeten të mbyllur në pjesën më të madhe të botës, por edhe masat do të rreptësohen, ndërsa rregulloret do të pësojnë ndryshime të cilat FIFA i cilëson të realizueshme.

Vetë organizata ndërkombëtare do të publikojë javën e ardhshme një sërë udhëzimesh për sigurinë dhe higjenën, një lloj protokolli që mund të përshtatet nga federatat në të gjithë botën. Por njëkohësisht, do të tregojë edhe se cilat rregulla do të provohen në kampionatet aktuale si lehtësime për axhendën e ngjeshur dhe kushtet e sigurisë shëndetësore.

Kështu, mësohet se në parim është miratuar rregulli i pesë zëvendësimeve në ndeshje, por nuk do të lejohet humbja e kohës me zëvendësime të njëpasnjëshme. Ndaj do të lejohen zëvendësime vetëm në 3 periudha, në një total prej 5 zëvendësimesh brenda 90 minutave.

Ajo që nuk i ka pëlqyer FIFA-s dhe që e ka hedhur poshtë, është që ndeshjet të zhvillohen vetëm me 45 minuta, një ide që lindi në Angli kohët e fundit.

Ndërkohë por shqyrtohen ende idetë për dënimin e lojtarëve nëse pështyjnë në fushë, por në FIFA janë të bindur se vetë futbollistët do të ndryshojnë disa nga sjelljet e tyre. Të gjithë janë të sigurt se lojtarët do të jenë më të vëmendshëm ndaj higjenës, e si rrjedhojë mund të mos jetë nevoja që të merren masa aq drastike sa të jepen kartonë të verdhë për sjellje të tilla. 

45 minutash anglez fifa propozimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.