Në ndeshjen e Play Off mes Egjiptit dhe Senegalit, përfaqësuesja e Salah arriti të kalojë në ndeshjet finale të Botërorit të Katarit të këtij viti. Një rol jo të vogël për këtë kualifikim patën edhe tifozët senegalez, të cilët kontribuan jo në fushë, por nga shkallët e stadiumit.
Ndërsa sfida shkoi në goditjet e 11-metërshave, shumë lazera u drejtuan nga egjiptiani Momo Salah në momentin kur ylli i Liverpool do të gjuante penalltinë, me qëllim shpërqëndrimin e tij. Synimi u arrit, pasi lojtari i Liverpool nuk u tregua i saktë nga penalltia.
FIFA ka vendosur që të gjobisë Senegalin me 143 mijë paund, duke arsyetuar se nuk kanë siguruar mbajtjen e renditet dhe ligjit. Jo vetëm kaq, pasi kjo Kombëtare do luajë një takim pa tifozë.