Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Fija e fundit e kashtës së Berishës!

11:27 / June 6, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 500 1685035907xberisha1 991 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Ergys Mërtiri

Megjithëse ka më shumë se një vit pa kryetar, dhe kjo u pa qartë që e çoi PD-në në degradim, një grup deputetësh të saj po kërkojnë ta shtyjnë edhe një vit tjetër deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Mund të duket për të qeshur, por kjo është e vërtetetë.

Në funksion të këtij qëllimi, ata shpikin lloj-lloj budallëqesh të markuara me emra mistikë si “triumvirat”, “regjencë” apo “federalizëm”. Budallëku është një mënyrë për të maskuar shejtallëkun dhe vobektësinë politike, ndërsa termat nga fjalori politik i dështimeve historike, janë një mënyrë për të maskuar budallëkun e nevojshëm. Njëra maskë mbulon tjetrën, të dyja mbulojnë fytyrën.

Nëpërmjet akrobacive të tilla të trasha ata po kërkojnë “të fitojnë kohë” deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, ndonëse në fakt, me këtë oposion ata vetëm po tentojnë ti dhurojnë kohë Berishës të marrë veten nga katastrofa, për të vazhduar pengmarrjen e opozitës dhe për rrjedhojë edhe agoninë e saj pa mbarim.

Pse e bëjnë këtë?

Duke qenë pa peshë politike, shumica prej tyre, të frustruar nga sulmet e foltores, janë përpjekur të luajnë me dy porta duke u kacavjerrë me një dorë në njërin kamp e një dorë në tjetrin. Në këtë mënyrë ata kanë shpresuar se, në rastin që njëra degë thyhet, ata do mund të hidhen plotësisht në degën tjetër. Mirëpo, siç është e kuptueshme të ndodhë, në këtë mënyrë ata vetëm i kanë humbur të dyja mundësitë. Ata nuk kanë mbështetje tashmë as në PD-në zyrtare as në foltore.

Ka vetëm një skenar që mund t’iu japë atyre një rol për të mbetur në politikë. Ata shpresojnë se tashë që u pa qartë se Berisha nuk mund të ketë një të ardhme, ai do tërhiqet nga kreu i grupit të vet, duke zgjedhur një kryetar kukull, nëpërmjet të cilit do të mund të bashkojë dy pjesët dhe të kontrollojë gjithçka nga paskuintave. Roli i tyre është pikërisht që të shtyjnë përpara një proces të tillë bashkimi me hile, ku me bashkim kuptohet kapja e njërës palë nga tjetra.

Në fakt, Berisha tashmë e ka humbur mundësinë për të pasur aksion politik. Në një vit e gjysëm ai u përpoq me shpirt ndër dhëmbë të prodhojë iluzionin se do ringrejë opozitën për të rrëzuar qeverinë. Ia doli, në fakt, vetëm të mbajë ndezur përçarjen e brendshme, si e vetmja mundësi që ai të mbesë gjallë. Megjithë median e vet që funskionon si togë pushkatimi ndaj rivalëve të brendshëm, megjithë përkrahjen e fuqishme të medias së oligarkisë, megjithë armatën e analistëve, portaleve apo memexhinjve që u rekrutuan fuqishën në krah të tij në këtë stinë “të begatë” mercenarizmi, premtimi i tij për përmbysje revolucionare doli një fiasko qesharake. Por ndërkohë ai ia doli të kapë një pjesë të mirë të partisë duke përfituar nga mungesa e lidershipit dhe nga përçarja e brendshme që ai vetë gatoi në kampin kundërshtar.

Në këto kushte ai arriti të imponohet duke e eskpozuar veten si e vetmja opozitë kundër Ramës, për ti detyruar votuesit të jenë në krah të tij, të kushtëzuar nga mungesa e alternativave opozitare. E megjithatë dështoi në mënyën më spektakolare që një opozitë ka dështuar ndonjëherë, çfarë ia ka rrëzuar tashmë të gjitha alibitë.

Sigurisht, gjithçka ka qenë e ditur dhe me plan. Berisha ka qenë i qartë që nuk do të mund ta ngrejë dot popullin në mosbindje civile, dhe se rezultati i zgjedhjeve do të ishte i keq. Por ai do kish shtënë ndërkohë në dorë partinë për të mos e lëshuar më kurrë.

Ky plan u pengua nga rezistenca e grupit të PD-së zyrtare që nuk u dorëzua përballë presioneve të vazhdueshme prej më shumë se një viti. E vetmja shpresë e Berishës është tashmë përçarja brenda kampit kundërshtar. Shpresa e tij e fundit është që PD-ja zyrtare të mbesë edhe nja një vit pa kryetar, në mënyrë që ai ta brejë pak e nga pak për ta shtënë në dorë plotësisht. Kjo në fakt është vetëm fija e fundit e kashtës.

Ergys Mërtiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mijëra qytetarë në shesh, Lorenc Vangjeli: Rama duhet të llogarisë lodhjen nga pushteti, s’ka mbështetjen e ish-miqve me të cilët fitoi në 2013

11:38 / June 7, 2026

Rreth kërkesave politike dhe patetike të protestës

20:59 / June 5, 2026

“Flamingo Revolution”, një axhendë politike anti-Trump?

19:56 / June 4, 2026

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.