Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fileto me salmonelë, Denaj: Nuk bëhet politikë me ushqimin

16:16 / March 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila denaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka reaguar lidhur me skandalin e mishit të pulës së infektuar me salmonelë, që u importua nga Brazili dhe u hodh në tregun shqiptar.

Në një prononcim, përpara takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, Denaj tha se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer detyrën sipas protokolleve dhe ka marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë ushqimore.

Ajo theksoi se çështja është tashmë në duart e institucioneve dhe nuk duhet të politizohet. “AKU ka realizuar kontrollet e nevojshme dhe ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Kjo çështje i takon institucioneve përkatëse, si krimi ekonomik dhe policia, për të dhënë gjykimin e tyre,” deklaroi Denaj, duke shtuar se politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.

‘Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,‘ deklaroi Denaj.

Një sasi prej 27 tonësh fileto pule, e importuar nga kompania “Dimal Inc” në Shqipëri, u konfirmua e infektuar me bakterin Salmonella Typhimurium. Ky bakter është i njohur për shkaktimin e sëmundjeve gastrointestinale te njerëzit dhe mund të çojë në simptoma si temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje barku, diarre ose kapsllëk.

Sipas të dhënave të OBSH-së, çdo vit regjistrohen rreth 9 milionë raste të etheve tifoide, me mbi 110,000 vdekje në botë.

Ministrja Denaj siguroi qytetarët se autoritetet po ndjekin rastin dhe se protokollet e sigurisë ushqimore do të zbatohen me rigorozitet për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

“Kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet”.

AKU Anila Denaj fileto pule salmonele skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.