Fillimi i vitit të ri shkollor rezulton të jetë stresues për fëmijët me autizëm por edhe për prindërit e tyre. Megjithatë, vendosja dhe përgatitja e një rutine mund të lehtësojë shumë problemin tuaj.
Janë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur një fillim viti shkollor të mbarë dhe të dobishëm. Bëni mirë të gjeni pak kohë që të vizitoni shkollën nëse doni të regjistroni fëmijën tuaj.
Mund të fotografoni shkollën, sheshin e lojërave, klasën dhe mësuesinnë mënyrë që të krijoni një libër fotografish për fëmijën tuaj. Do të keni memorizuar ditët më të bukura të tij.
Nevojat e fëmijës duhet t’i diskutoni me mësuesen dhe me drejtorin. Bëni mirë të pyesni për përvojën e shkollës me çrregullime të spektrit autik (ASD) dhe mënyrën se si punon stafi me fëmijë që kanë ASD.
E udhës do të ishte të takoni mësuesit përpara fillimit të shkollës. Flisni për pikat e forta dhe për nevojat e fëmijëve tuaj. Nëse ishit të kënaqur me ndihmësin e fëmijës tuaj, mundohuni të mbani po të njëjtin.
Inkurajoni bisedat rreth shkollës.Luaj “shkollash” në shtëpi. Do të ndihmoni fëmijën të mësohet me aktivitetet e pritura dhe do t’i lehtësoni frikën.
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, në qoftë se fëmija po fillon në një shkollë të re dhe ka një mik i cili gjithashtu po bën të njëjtën gjë, lajmëroni fëmijën se ai do të jetë së bashku me të në aventurën e tyre të re dhe të përbashkët.