Jonida Maliqi duket se po shijon pushimet verore dhe ka ndarë një pjesë të tyre në rrjetet sociale. Ajo që ka tërhequr kësaj herë vëmendje nuk ka qenë vendi ku po pushon Jonida, por mamaja e Jonidës.
Në video-t që Jonida ka postuar shihet lidhja e ngushtë e saj me mamanë, ndërrimi i rrobave, ndërrimi i syzeve janë këto gjëra që kanë lënë të kuptojnë që janë si motra. Duket se mamaja e Jonidës ka një tip shumë të lezetshëm dhe ka fituar zemrat e shumë ndjekësve të këngëtares. “Nënat në instagram” tani është kthyer në një trend dhe na kanë dhuruar shumë humor.
Kujtojmë që nisi me Ijen, gjyshen e aktorit të humorit Bes Kallaku, për të vijuar më pas me gjyshen e moderatores Dojna Mema. Mesa duket kjo ka nisur të kthehet në trend mes njerëzve të famshëm.
