Ka nisur darka e punës së 28 liderëve europianë, të cilët kanë në axhendën e tyre, së pari çështjen e zgjerimit dhe pastaj çështjen e Turqisë.
Deri tani nuk ka patur asnjë lloj ndryshimi, përveç deklaratës së presidentes së re të Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, e cila është shprehur se ka shumë pak shanse, që Franca dhe Holanda të ndryshojnë qëndrimin e tyre lidhur me zgjerimin sonte.
Franca mbetet e palëkundur dhe Macron është shprehur se Shqipëria, duhet të përmbushë 2 kushte themelore sipas planit të Bundestagut. Sipas planit duhet që Shqipëria të zbatojë reformën në drejtësi, dhe të ketë një gjykatë kushtetuese dhe të lartë funksionale, si dhe zbatimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Por ai shkon më larg të kushtëzimit Francez, duke thënë se duhet ndryshuar krejtësisht metodologjia e procesit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, për ta bërë atë më konkret.
