KreuAktualitetFilo: Dënojmë aktet e shëmtuara të helmimit të qenve në Korçë

Filo: Dënojmë aktet e shëmtuara të helmimit të qenve në Korçë

Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo dënoi sot aktet e helmimit të qenve në qytet. Ai shprehet nëpërmjet një postimi se dy vitet e fundit kjo bashki ka nisur një fushatë vaksnimi dhe matrikullimi të qenve endacakë. Filo ftoi qytetarët të trajtojnë dhe mbrojnë kafshët.

Postimi i kryetarit të bashkisë Korçë:

Bashkia Korçë dënon aktet e shëmtuara të helmimit të disa qenve në qytet, imazhet e të cilëve kanë qarkulluar sot në rrjetet sociale.

Duke e konsideruar shqetësues dhe të rrezikshëm për qytetarët problemin e shtimit të qenve endacakë, prej dy vitesh Bashkia Korçë ka nisur një fushatë sterilizimi, vaksinimi dhe matrikullimi sipas legjislacionit në fuqi duke trajtuar deri tani në këtë mënyrë 345 qen endacakë, 225 gjatë vitit 2020 dhe 120 gjatë vitit 2021. Pas këtij procesi kafshët janë rikthyer në habitatet e tyre.

Me qëllim zgjerimin e përmasave të aksionit të sterilizimit, matrikullimit dhe vaksinimit që synon uljen e riprodhimit dhe rrezikshmërisë së qenve endacakë, bashkia kërkon bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjitha organizatave të mbrojtjes së kafshëve dhe individëve për kontribut njerëzor dhe financiar, krahas punës së bashkisë, si dhe fton ata qytetarë që kanë mundësi, që të bëjnë adoptimin dhe kujdesjen për një qen rruge.

Imazhet e sotme nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë korçare dhe qëndrimin e bashkisë për këtë çështje. Ato synojnë veçse të shëmtojnë imazhin e Korçës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img